Thursday, May 21, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Gert Bogdani do të festonte 45-vjetorin e lindjes, Edlira Çepani prek me dedikimin në kujtim të tij

Gert Bogdani, ish-deputet i Partisë Demokratike, do të kishte festuar 45-vjetorin e lindjes. Ai u nda para kohe nga jeta, si pasojë e një ataku kardiak, duke lënë pas bashkëshorten e tij, aktivisten Edlira Çepani, dhe dy fëmijë të mitur.

gerti bogdani edlira cepani

Në këtë ditë të veçantë për familjen, Edlira ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke kujtuar bashkëshortin e saj.

“Faleminderit që erdhe në këtë botë dhe e bëre një vend më të mirë”, ka shkruar ajo krahas një fotoje me bashkëshortin e ndjerë.

edlira cepani gerti bogdani

Më tej ajo ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë ndjekësit e saj,

“Festojani ditëlindjet sa më shumë njerëzve të zemrës, thuajani sa rëndësi kanë për ju çdo ditë, thuajani në çdo moment sa i doni, përqafojini sa më shumë, dëgjojini, buzëqeshuni sa më shumë. Sepse një ditë do mbeten veç kujtimet e gjithë këtyre gjërave,” ka shkruar ajo.

edlira cepani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles