“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier për 36- vjeçarin e dyshuar si abuzues i vajzës së tij të mitur 12- vjeçare. Ai mbërriti në sallen e gjykatës rreth orës 10:00, me kokën ulur. Monstra i sheqishtes ka dhënë dëshminë para trupit gjykues të përbërë nga Prokuror Genci Mane, gjyqtar Nertil Dushku dhe avokat i caktuar nga Gjykata kryesisht.
Në dëshminë e tij në polici, 36- vjecari pohoi se e ka berë vetëm një herë një akt të tillë të turpshëm ndërsa ka pranuar se ka abuzuar me vajzën e mitur. Para trupit gjykues 36- vjeçari ka qëndruar gjithë kohën me kokën ulur dhe ka pohuar abuzimin.
Ekspertiza mjeko- ligjore ka vërtetuar se ndaj vajzes eshte abuzuar disa herë. Ndërkohe në prononcimin e saj për mediat nëna e të miturës tha një ditë më parë duke iu referuar deklarimeve te se bijes ne polici, se abuzimi ka qënë sistematik. Juela Meta kerkoi dënim maksimal për bashkëshortin e saj. Vajza e mitur u largua nga banesa tre dite më pare duke alarmuar te emen, madje në kërkim të saj ishte vene edhe babai monster.
E mitura rrefeu dramen e saj ne një nga fqinjet e familjes ku kjo e fundit lajmeroi policine. E mitura u mor ne pyetje ne prani te psikologut ne komisariatin e Patosit, por ne takimin me te emen kjo procedure i anashkalua. Juela Meta u kontaktua nga media dhe tregoi gjithcka i kishte rrefyer e bija ne polici ndersa me heret bashkeshorti i saj ishte arrestuar.




