Saturday, April 18, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Piu një “grusht” me ilaçe, Fjolla Morina përfundon me urgjencë në spital

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina prej ditës së diel ndodhet e shtruar në spital.

Lajmi u bë i ditur pasi vetë artistja publikoi në WhatsApp disa pamje nga një ambient spitalor, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi gjendjen e saj shëndetësore.

“Kujdesi për veten do të thotë të bësh një pushim kur gjërat bëhen të vështira… Thuaji “Jo” gjërave që nuk dëshiron të bësh. Bëj gjëra që të bëjnë të lumtur…”, ka shkruar ajo krahas postimit.

Sipas informacioneve të siguruara nga “Prive”, këngëtarja dyshohet se ka pësuar komplikacione si pasojë e një mbidoze të mundshme medikamentesh, gjë që ka përkeqësuar gjendjen e saj shëndetësore.

Ndërkohë, burime pranë saj bëjnë me dije se Fjolla ndodhet nën kujdesin e stafit mjekësor prej më shumë se 24 orësh dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Piu një "grusht" me ilaçe,  Fjolla Morina përfundon

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles