Saturday, April 18, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Në një lidhje dashurie me Semin? Lumbardh Salihu vendos pikat mbi “i”

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, ka reaguar për herë të parë ndaj zërave që e lidhin në një marrëdhënie dashurie me këngëtaren e njohur shqiptare, Semi Jaupaj.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Studio A”, ai ka sqaruar publikisht pozicionin e tij, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për një shoqëri dhe asgjë më shumë.

“Më kanë dërguar disa artikuj… Është normale me pas shokë dhe shoqe, nuk ka asgjë më tej. Jetën private nuk kam qejf shumë”, tha Lumbardhi me qetësi, duke hedhur poshtë çdo aludim për një lidhje romantike.

 

Lumbardh Salihu dhe Semi Japuaj kapen në momente intime, duke nxitur aludime për lidhje

Pas daljes nga Big Brother VIP, ai është përfolur vazhdimisht për lidhje të mundshme dashurie me emra të njohur të ekranit, por ai vetë ka zgjedhur të ruajë një profil të matur dhe diskret për sa i përket jetës personale.

Nga ana tjetër, Semi Jaupaj, e njohur si këngëtare dhe ish-banore e Big Brother VIP Albania, nuk ka komentuar publikisht mbi këto zëra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles