Moderatorja Argjira Spanca ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Hap Ç’ju” me Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj, ku ndau me publikun detaje nga karriera e saj në televizion dhe përvojat në moderim.
Ajo foli gjithashtu edhe për emisionin “She’s On Top”, ku theksoi përkushtimin dhe energjinë që i kushton këtij projekti.
Gjatë intervistës nuk munguan pyetjet rreth jetës së saj personale. Kur u pyet nga Cubi nëse ajo dhe partneri i saj, Graciano Tagani, janë gati të bëhen prindër.
Argjira u përgjigj shkurt: “Jam në një fazë ku e kam lënë në dorë të Zotit. Mendoj vërtet se kur të vijë, do të vijë.”




