Monday, April 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Dola dhe mora lajmin, ishte shokues”, këngëtari Ron Zaiti rrëfen ndarjen nga partnerja

Këngëtari nga Kosova, Ron Zaiti, dhe ish-banori i “Ferma VIP 2”, ka ndarë me publikun një moment të vështirë nga jeta e tij personale.

Ai ka treguar se e dashura e tij e kishte lënë gjatë kohës që ai ndodhej brenda formatit, një lajm që ai e mori vetëm pas daljes nga emisioni.

Gjatë qëndrimit të tij në fermë, këngëtari kishte folur me shumë dashuri dhe siguri për partneren, duke lënë të kuptohej se marrëdhënia e tyre ishte e mirë. Por realiteti jashtë për të ishte ndryshe.

I ftuar së fundmi në emisionin “Natën me Aulonën”, këngëtari rrëfeu momentin kur mësoi për ndarjen.

“Dola dhe e mora këtë lajm, pak shokuese për mua, por që ndodhin…,” u shpreh ai.

Zaiti sqaroi se arsyeja e ndarjes nuk ishte pjesëmarrja në “Ferma VIP”, por problemet kishin nisur më herët.

“Nuk mendoj që ka qenë vetëm formati arsyeja… kanë qenë disa gjëra që kanë ndodhur më parë,” shtoi ai.

Ai pranoi gjithashtu se kishte shpresuar për një takim me partneren pas daljes, por ajo nuk ishte aty.

“Vazhdova jetën… mora mesazhe dhe e kuptova pse,” tha Zaiti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles