Tuesday, April 21, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ka kryer ndërhyrje në fytyrë? Eva Murati: Jo se jam më e bukura e botës por…

Moderatorja e njohur sportive, Eva Murati, ka shuar çdo dyshim lidhur me pamjen e saj natyrale, teksa së fundmi ka deklaruar publikisht se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje estetike në fytyrë.

E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, Eva iu përgjigj një pyetjeje të drejtpërdrejtë nga fëmijët, të cilët e sfiduan të rrudhë ballin për të treguar nëse kishte bërë botoks. Ajo e mori situatën me sportivitet dhe e provoi para kamerave, duke vërtetuar se fytyra e saj është plotësisht natyrale.

“Nuk kam zgjedhur të bëj asnjë ndërhyrje estetike deri më sot. As botoks, as ndonjë ndërhyrje tjetër realisht, sepse kam zgjedhur deri më tani ta pranoj veten kështu siç jam. Jo se jam më e bukura e botës, por kam zgjedhur ta pranoj veten ashtu siç jam,”  u shpreh moderatorja.

Ajo shtoi gjithashtu se, edhe pse ka disa gjëra që nuk i pëlqejnë tek vetja, ka mësuar t’i dojë pasi i kujtojnë prindërit e saj.

“Tek ato gjëra që nuk më pëlqejnë, të them të vërtetën, sikur gjej pak tipare të mamit dhe të babit dhe kam zgjedhur që të mos ta humb atë lidhjen që kam me ta,” përfundoi Eva.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles