Këngëtari, ish-fituesi i “BBVA” Gjesti sapo ka publikuar këngën e tij më të re. “Veshu Ndrequ”, kështu titullohet kënga, refreni i së cilës na ka shoqëruar tashmë prej ditësh kudo në rrjete sociale.
Ende pa u publikuar, kënga u bë hit. Mjaftoi një video e Gjestit duke interpretuar vetëm refrenin, dhe më pas dëgjohej në çdo postim, story apo publikim.
Ngjyrat, lëvizjet karakteristike të Gjestit, tërheqin vëmendjen në klipin e sapo publikuar. Vihet re se fansat e kanë pritur shumë mirë projektin e ri të Gjestit, teksa kanë vershuar më komente pozitive.





