Thursday, April 16, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

BIONNEX sjell freskinë nordike në Beauty Fair Albania

Në edicionin më të fundit të Beauty Fair Albania, një nga panairet më të rëndësishme të bukurisë në rajon, spikati prania e BIONNEX, markë suedeze e mirënjohur për produktet inovative të kujdesit ndaj lëkurës dhe flokëve. Pjesë e stendës së bySweden Skincare, distribuesi zyrtar për Shqipërinë i markave Bionnex dhe Celenes, kompania solli për vizitorët një përvojë autentike dhe cilësore të produkteve të saj.

Përgjatë ditëve të panairit, vizitorët patën mundësinë të njiheshin nga afër me linjat më të reja të BIONNEX, të këshilloheshin nga ekspertë dhe të përfitonin nga ofertat ekskluzive të prezantuara enkas për këtë event. Me një qasje të bazuar në përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar dermatologjike, BIONNEX konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e saj ndaj bukurisë së shëndetshme dhe të qëndrueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles