Pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”, Tiri Gjoci dhe partnerja e tij Krisa Caushi janë në qendër të vëmendjes, duke fituar një numër të madhë ndjekësish në rrjetet sociale.
Tiri është mjaft aktiv në Instagram, ku ndan jo vetëm projekte të reja muzikore, por edhe momente nga përditshmëria e tij.
Së fundmi, ai zhvilloi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij, ku shumica e pyetjeve kishin lidhje me përvojën në BBV dhe me lidhjen e tij me Krisën.
Një ndër pyetjet që mori më shumë vëmendje ishte: “A do ta zëvendësoje Krisën me një vajzë shumë të pasur?”
Përgjigjja e këngëtarit ishte: “Krisa është vajza më e pasur që njoh.”




