Tuesday, July 21, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Kiara Tito rrëfen momentin e vështirë

E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron në Top Albania Radio ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito. Në këtë intervistë të veçantë ajo ka treguar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj, familjen dhe projektet që pritet të vijnë shumë shpejt.

Kiara u ndal gjithashtu edhe tek “Portokalli”dhe tregoi se cila ka qenë pjesa më e vështirë për të në fillim.

“Pjesa më e vështirë ka qenë në momentin para se të dilja në skenë sepse ne kemi disa dalje, pasi nuk dalim gjithmonë nga i njëjti vend dhe kemi dy ose tre dalje. Këta ishin mësuar, por shpejtësia që duhet të dilje nga një cep në tjetrin, ajo më çakordoi fare dhe desh më kapi një e qarë aty në prapaskenë sepse unë nuk po dija nga të dilja. Njëri më thoshte dil djathtas, tjetri majtas ndërkohë duhet të kujtoja dhe tekstin. Derisa ta merrja veten dhe t’i kuptoja këto daljet”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles