Sot, bota është bërë më e bukur për solisten e TKOB-së dhe njëkohësisht sipërmarrësen e “Beauty Fair Albania”, Isida Mollaymerin.
Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe këtë të martë të bukur maji, në krahët e saj ka ardhur mrekullia e saj më e madhe, vogëlushja e cila ia dha statusin mami.
Ajlin, lulja më e bukur, ka bekuar jetën e Isidës dhe partnerit të saj.
Emri i saj mbart një kuptim të veçantë dhe shumë domethënës, pasi Ajlin është lulja e Parajsës.
Mirë se erdhe në jetë, engjëll i vogël! U rritsh me shëndet dhe dritë, dhe qofsh gjithmonë bekimi që je sot për prindërit e tu.




