Këngëtarja Egli Tako ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Jetë”, një baladë e ndjerë që ngjall emocione dhe ngre pikëpyetje mes ndjekësve të saj besnikë. Me një tekst të thellë dhe një interpretim të ndjeshëm, kënga duket sikur rrëfen një histori personale, që shumë fansa e kanë lidhur me ndarjen e përfolur nga partneri i saj, Gesti.
Spekulimet kanë nisur menjëherë në rrjete sociale: a është “Jetë” një dedikim i heshtur për Gjestin? A mos ndoshta, përmes kësaj kënge, Egli i vendos vulën përfundimtare një kapitulli të mbyllur në jetën e saj?
Megjithëse Egli nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi kuptimin personal të këngës, teksti dhe emocioni që ajo përcjell kanë mjaftuar për të ndezur diskutimet. Një gjë është e sigurt: “Jetë” vjen në një moment ku publiku ishte në pritje të një shenje nga artistja pas thashethemeve për ndarjen.
A është kjo kënga që mbyll një histori dashurie apo thjesht një krijim artistik që përkon me momentin? Mbetet për t’u parë.





