Mbrëmja e gjysmëfinales së Eurovision-it në Basel solli një moment të rrallë emocional që s’mund t’i shpëtonte syrit të kamerave, një puthje e ndjerë e Beatriçes me partnerin e saj, artistin italian Marcello Batelli, në zemër të arenës ku qëndronte ekipi shqiptar.
Shqipëria u kualifikua me meritë në finalen e madhe që do të mbahet të shtunën, falë performancës elektrizuese të Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” – një kombinim i etnos shqiptarit me elektronikën moderne që ka rrëmbyer audiencën evropiane.
Pak është folur më parë për lidhjen e tyre, ndonëse ai është parë shpesh pranë saj në evente muzikore.
Ky moment i çiltër, në zemër të një gare kaq të rëndësishme, duket se ishte “shenja” që publiku po priste!





