Mbrëmjen e djeshme, Alba Pollozhani është larguar nga “Ferma VIP”, pas mbërritjes së një zarfi të zi në fermë.
Gjatë spektaklit të së hënës, Alba kishte shprehur dëshirën për t’u tërhequr nga reality show, por sipas rregullores së programit, ishte e detyruar të qëndronte edhe 24 orë të tjera në fermë.
Menjëherë pas largimit të saj, duket se edhe Lim Hoti ka marrë vendimin për të lënë lojën. Dyshohet se shkak për këtë vendim ka qenë pikërisht largimi i Albës, pasi ai nuk ka dëshiruar të vazhdojë lojën pa praninë e saj në fermë.





