Monday, April 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Gerti konfirmon ndarjen nga Xhuljana Nura: Kam respekt akoma për të, por…

Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me djaloshin nga diaspora, Gerti Beqiraj.

Ky i fundit e ka konfirmuar lajmin për publikun në një intervistë dhënë për “Kosova Today”.

Ai tregon se si nisi e gjithë kjo marrëdhënie, sfidat me të cilat u përballën për biznes e deri te ndarja.

I njëjti thekson se ndarja u bë në mënyrë paqësore dhe se nuk kishte drama në këtë mes.

“Çdo lidhje nëse nuk përputhen dy partnerë dy njerëz e ka edhe ndarjen. Me shkrime me kontakte ia ka nisur në janar të vitit 2024. Në verë ia kemi nisur të dalim më shumë me u njoftu. Nga ana ime nuk ish bërë asnjëherë mediatike as lidhja as ndarja”, u shpreh ai.

“Kam respekt për të, akoma kur shihemi flasim, rrimë, por për lidhje nuk ka funksionuar. Nuk kemi shkuar shumë thellë. Nuk bashkëpunoj më, ajo e ka rrugën e vet unë e kam timen”, tha ai mes të tjerash.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles