Në një ditë që për të është më e rëndësishme se çdo analizë, debat apo ekran, analistja Neda Balluku ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale një urim për vogëlushen e saj.
“Mendja ime është e jotja. Zemra ime është e jotja. Shpirti im është i yti. Të dua vogëlushja ime. U bëfsh 100 vjeçe,” shkruan ajo.
Suzie, vajza e saj e vogël, sot mbush dy vjeç dhe bashkë me këtë moshë të vogël e të shenjtë, vjen edhe një botë e tërë ndjenjash që Neda e shpreh përmes fjalëve.





