Një ngjarje rëndë tronditi Kosovën ditën e djeshme, ku një 34-vjeçar goditi me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas vrau veten.
Sipas mediave kosovare, viktima ishte stilisti i njohur Festim Isufi i cili goditi me thikë bashkëshorten e tij Rina Maloku. Aktualisht, 30-vjeçarja ndodhet e shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, ende nuk dihet se si është gjendja e saj shëndetësore.
Kjo ngjarje ka shokuar të gjithë dhe në lidhjen me të një video ka marrë vëmendjen në rrjetet sociale. Në video shihet bashkëshortja e stilistit ku flet për marrëdhënien mes tyre, duke treguar se ndihet me fat që kishte Festimin në krah të saj.
“Jam shumë me fat që e kam Fistin në jetë, se Fisti më shtyn për çdo sen. Nuk e di çfarë do të kisha bërë pa të. Unë dhe Fisti jemi dy tipa krejt të kundërt, jemi si plusi me minusin por, ama qa kështu funksionojmë. Jam e lumtur që kam Fistin pjesë e jetës time. Sepse jemi rritur bashkë. Normal, nuk i kemi pasur senet lule, por kemi pasur njëri-tjetrin. Për mua, për të, gjithçka mjafton”, dëgjohet të thotë 30-vjeçarja.
Kujtojmë se ende nuk dihet shkaku që çoi çiftin në këtë situatë dhe që Festimi të plagoste bashkëshorten dhe më pas të vriste veten.





