Friday, May 1, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Jo një, por dy bebusha: Rihanna në pritje të binjakëve?

Në mbrëmjen e madhe të Met Gala 2025, këngëtarja e njohur Rihanna dha lajmin e ëmbël të shtatzënisë. Me barkun e rrumbullakosur ajo u bë qendër e vëmendjes së eventit që bëri bashkë shumë yje të Hollywood-it.

Megjithatë shumë spekulime janë ngritur, e kjo si shkak të asaj që Rihanna tha në tapetin blu. Një bisedë mes batutash me një paparac duket se nxori zbuluar “Ririn”. Në momentin që nisën të binin disa pika shi, ajo u pyet nëse kishte marrë një çadër me vete, (umbrella, referuar dhe titullit të një kënge të saj).

Përgjigja e këngëtares ishte se në fakt çadër kishte marrë me vete bashkëshorti i saj, reperi  A$AP Rocky. Ajo vazhdoi duke thënë se kishte marrë me vete në event fëmijë/fëmijët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles