Një ngjarje e rëndë tronditi Kosovën pasditen e sotme, ku një 34-vjeçar goditi me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas vrau veten.
Sipas mediave kosovare, mësohet se viktima është stilisti i njohur Festim Isufi, i cili goditi me thikë bashkëshorten e tij Rina Maloku, 30 vjeç.
Ndërkohë, 30-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme, ndërsa ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.





