Saturday, May 2, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

U akuzua për falsifikim vule, gjykata shpall të pafajshëm Luiz Ejllin

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli në lidhje me çështjen e falsifikimit të aktit notarial.

Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka deklaruar të pafajshëm të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani, personi që kishte përfituar nga akti i kryer prej Ejlllit, gjatë kohës që ky i fundit nuk ishte noter, por përdori vulën.

Vepra penale për të cilën u dënua rezulton të jetë kryer pak muaj para se të hynte në shtëpinë më të famshme, kur Luiz Ejllit i ishte hequr licenca si noter, por ai vazhdonte të mbante vulat. Pasi u shpall i paffajshëm ai ka reaguar me një postim në rrjete sociale ku shprehet.

”Kishte njerëz që qeshnin për vendimin e dënimit tim. Fjala pafajësi nuk është vetëm një vendim, por është dinjitet”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles