Ndërsa pranvera sjell temperatura më të ngrohta dhe lagështi më të madhe, rutina juaj e kujdesit të flokëve kërkon një përditësim sezonal për të adresuar sfidat unike që paraqet këtë periudhë të vitit. Përfshirja e një maske flokësh në regjimin tuaj javor mund të sigurojë ushqimin dhe mbrojtjen e thellë që flokët tuaj kanë nevojë për të lulëzuar gjatë pranverës.
*Më poshtë gjeni tre maska ideale për flokë me shkëlqim e volum
4 bustina kamomil
1 filxhan qumësht
3 lugë mjaltë
disa pika vaj argani
Ziejeni kamomilin me qumësht, më pas shtoni mjaltin e shkrirë dhe vajin e arganit. Lëreni të ftohet, aplikojeni përzierjen mbi flokë dhe lëreni për 30 minuta. Maska bëhet një herë në javë. Me kalimin e kohës do të vini re shkëlqim dhe ndryshime në gjatësinë e flokut.
~ MASKA E DYTË

Përbërësit:
1 gotë kos
lëngu i një gjysmë limoni
Përziejini të dy përbërësit mirë dhe përhapini në flokë pasi t’i keni larë dhe t’i keni fshirë me peshqir. Lërini për 20 minuta pastaj shpëlajini flokët me ujë të ftohtë. Përpiquni të mos i thani me tharëse.
~ MASKA E TRETË

Përbërësit:
2 vezë
2 lugë ujë
2 lugë vaj ulliri
Përziejini mirë përbërësit me njëri- tjetrin. Aplikojeni maskën në flokët të njomë dhe shoqërojeni me masazh te rrënja. Lëreni për 10- 15 minuta dhe përsëriteni si maskë 1 herë në javë.




