Saturday, May 23, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Rudina Dembacaj zbulon pse ishte e mërzitur në intervistë: Gjysmë ore para, mësova se ndërroi jetë…

Aktorja Rudina Dembacaj pas një interviste në televizion, është dashur të bëjë një reagim për ndjekësit dhe fansat e saj.

Kjo pasi ka marrë shumë komente se përse Rudina ishte shfaqur shumë e trishtuar dhe mërzitur gjatë intervistës në Top Channel.

Aktorja ka sqaruar se ka qenë shumë e mërzitur pasi gjysmë ore më parë kishte marrë lajmin se nusja e xhaxhait kishte ndërrur jetë. Një njeri shumë i shtrenjtë për atë, si tregon dhe Dembacaj.

“Kam marrë shumë mesazhe për intervistën time në Top Channel ku ju jam dukur shumë e mërzitur dhe shumë e trishtume. Arsyeja është se unë gjys orë para intervistës mora vesh se nusja e axhës ka ndërruar jetë.

Për mua është një njëri, ndjes pastë shumë i shtrenjtë, e kam dashur shumë, i ka shërbyer shumë prindërve të mi, në moment që im atë, zbuluam sëmundjen e tij, prindërit e mi u zhvendosën në fshat dhe për 8 muaj jetuan me nusen e axhës dhe me djalin e axhës.

Për mua familja dhe farefisi janë jashtëzakonisht të rëndësishëm. Ju falenderoj për merakun.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles