Saturday, May 23, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ester feston ditëlindjen, Ylli e surprizon me tortën e personalizuar

Aktorja e njohur dhe tashmë banorja e “Ferma VIP”, Ester Alushi, ka festuar sot ditëlindjen e saj të 24-t në një atmosferë të veçantë brenda reality show-t.

Një moment mjaft i ndjerë ndodhi në mesnatë kur ajo u surprizua nga shoku i saj në fermë, Ylli, i cili kishte porositur një tortë të personalizuar për të shënuar ditën e saj të lindjes.

Surpriza u prit me shumë emocione nga Ester, e cila nuk i mbajti dot lotët. Ajo falenderoi banorët për urimet dhe gjestin e veçantë të Yllit.

Mes muzikës, duartrokitjeve dhe përqafimeve, atmosfera në fermë u kthye në një festë të ngrohtë, ndryshe nga ditët e zakonshme të sfidave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles