Sunday, May 24, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ndjenja, afeksion apo strategji? “Përplasen” banorët e Ferma VIP: A e dashuron Limi-Albën?

Mbrëmja e djeshme në Ferma VIP ka sjellë një tjetër diskutim të nxehtë mes banorëve, kësaj here në qendër të vëmendjes ishin Limi dhe marrëdhënia e tij me Albën. Debati nisi nga Erandi, i cili hodhi në tryezë pyetjen që të gjithë duket se e kishin menduar: A e dashuron vërtet Limi Albën, apo është thjesht një lojë?
Keisi nuk hezitoi të përfshihej në debat dhe iu drejtua Esterit me një pyetje të drejtpërdrejtë:

“Ai foli troç. Nëse ty do të thoshte një djalë jashtë: ‘Me ty kam vetëm tërheqje seksuale’, ti çfarë do mendoje?”

Esteri u shpreh se në fillim i ishte dukur një lidhje e nisur pa shumë thellësi, por tashmë i dukej se mes Lim-it dhe Albës kishte diçka më shumë:

“Mua më duket sikur nisi kot, por tani kanë vërtetë tërheqje për njëri-tjetrin.”

Por pjesa tjetër e banorëve nuk ishin aspak dakord me të. Sipas tyre, Limi po luan një lojë dhe nuk ka ndjenja të sinqerta për Albën.

Elinara ka rikujtuar fjalët e Lim-it në fillim të lidhjes:

“Ai e nisi kështu duke thënë ‘kam atraksion seksual’. Më pas, në Prime tjetër e deklaroi: ‘partnerja ime’.”

Tashmë, publiku është në pritje për të kuptuar nëse kjo lidhje do të marrë një kthesë të re apo është thjesht një strategji për të qëndruar në lojë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles