Nëse bukuria do të kishte një adresë, ajo do të ishte në zemër të Tiranës, pikërisht aty ku sapo ka çelur dyert “Dario Doka Studio”.
Pas shumë bashkëpunimesh me figura të njohura të ekranit dhe modës, artisti i talentuar Dario Doka ka bërë më në fund ëndrrën e tij realitet, duke sjellë një hapësirë të tijën, ku estetika takohet me profesionalizmin dhe grimi ngrihet në nivelin e artit.

Studio është pozicionuar në Rrugën Ndre Mjeda, ose ashtu si dhe të gjithë e njohin te “Xhamia e Tabakëve”. Përpos çmimeve konkurruese, kjo studio ofron një gamë të gjerë shërbimesh, nga makeup-i profesional dhe ai për nuse, te editorial, body painting, grimi për Halloween dhe PMU (permanent makeup). Me një estetikë të veçantë dhe qasje artistike, Dario Doka është kthyer në një emër të dashur edhe për fytyrat publike dhe botën e modës.

Shërbimet që ofron Dario Doka janë po aq të veçanta sa dora që i realizon:
• Makeup Profesional – për çdo rast që kërkon perfeksion
• Bridal Makeup – për ditën ku çdo detaj ka peshën e një ëndrre
• Body Painting – ku trupi kthehet në një kanavacë të gjallë
• Editorial & Celebrity Makeup – për skena, revista dhe kamera
• Halloween Makeup – transformime që sfidojnë imagjinatën
• PMU (Permanent Makeup) – për bukuri që zgjat përtej momentit
Për të gjitha ata që duan të duken ndryshe, më bukur dhe më me vetëbesim, “Dario Doka Studio” është destinacioni ideal.
Për më shumë:
📞 +355 69 205 9109
IG: @dariodoka_mua





