Gjesti arriti të fitojë zemrat e publikut dhe çmimin e madh të “Big Brother VIP Albania 4”, por, jo vetëm kaq.
Shifrat e suksesit për këngëtarin janë rritur ndjeshëm, duke thyer rekorde të vendosura gjatë edicioneve të kaluara dhe nga ish-banorët.
Teksa kanë kaluar vetëm dy ditë nga finalja e “BBV4”, numri i ndjekësave si dhe performanca e profilit të këngëtarit kosovar kudo nëpër rrjete sociale është përmirësuar me shifra 6 shifrore.
Vëmendja e shtuar dhe shifrat e rritura, e kanë vendosur Gjestin në krye, madje duke ulur nga froni fituesin e edicionit të dytë të “BBV2”, Luiz Ejllin.
Si duket, klikimet dhe pëlqimet në postimet e secilit po bëjnë diferencën. Në postim e Gjestit, për shpalljen e fituesit numërohen 4.7 milionë shikime, 189 mijë pëlqime dhe 8.331 komente. Ndërkohë, postimi i Luizit numëron 2.9 milionë shikime, 185 mijë like dhe 6.692 komente.
Këto shifra në rrjetet sociale tregojnë dukshëm mbështetjen e madhe që Gjesti ka fituar nga publiku, duke e bërë numër 1 në këtë rekord.





