Gazetarja e njohur për Podcastin e parë të hapur në vendin tonë “Zë me Mirën”, Mira Kazhani, ka festuar ditëlindjen e 45-të mes miqsh, shokësh, familjarësh, në një ambient të ngrohtë e miqësor në hotel Flower në Golem.
Elegante në festë në të gjitha detajet, sikurse edhe vetë Mira siç shfaqet edhe në gazetari apo me personazhet që interviston, artistë dhe miq gazetarë ishin mbledhur për të festuar me të.
“Nuk ka qenë një vit i thjeshtë, ka qenë një vit i vështirë. Ndaj dhe unë e kam ndjerë më shumë kuptimin e jetës” tha Mira Kazhani për miqtë e saj përpara se të niste darka e ditëlindjes së saj të 45-të.
Mira Kazhani, në qetësi me forcë e kurajo ka kaluar një situatë jo të mirë shëndetësore. Po tani gjithçka është kthyer në normalitet. Askush nuk e ka kuptuar këtë situatë sepse Mira jo vetëm që nuk ka treguar vetë, por nuk ka ndaluar punën në asnjë moment, duke mos harruar të sjellë për dëgjuesit e podcastit të saj të ftuar të shumtë.





