Ditën e djeshme, 19 prill startoi “Ferma Club”, nën moderimin e Ditea Berishës.
Ish-fermerja e “Ferma Vip 1” mbrëmjen e sotme, ka treguar në “2984” të Albano Bogdos në Vizion Plus emocionet e kësaj eksperience të re.
Pjesë nga biseda
Albano Bogdo: Si ndihesh?
Ditea Berisha: Mirë, shumë e emocionuar. Është një eksperiencë e re. Jam shumë e lumtur që po e bëj. Më duket sikur ia kam manifestuar vetes dhe erdhi si mundësi. Kam menduar që mund të jem dhe unë një moderatore, pse jo.
Albano Bogdo: Pse nuk e ke vendosur në instagram Tv Hostes?
Ditea Berisha: Më paska dalë nga mendja.
Albano Bogdo: Kur e kuptove që ke talent për moderatore?
Ditea Berisha: Të kujtohet kur bëmë një shfaqje te Ferma? Unë kisha një rol që ti e shpike.
Albano Bogdo: Ditea luante narratorin. Unë jam babai artistik i vajzës. Si ke punuar me veten për të moderuar Ferma Clubin?
Ditea Berisha: Kam dalë para pasqyrës, kam përsëritur tekstin shumë herë dhe thashë “Okej. S’besoj se do lesh nam”.
Albano Bogdo: Nuk duhet të dalësh kurrë para pasqyrës se fillon të pëlqen vetja dhe pastaj edhe kur je kot s’ta mbush dot njeri mendjen që je kot.
Albano Bogdo: I ke inat gjithë moderatoret e tjera shqiprtare tani që je vetë moderatore?
Ditea Berisha: Jo, pse…/





