Ish- fermerja e Ferma Vip 1 dhe blogerja e njohur Ditea Berisha ka nisur sot një rrugëtim të ri, moderimin e Ferma Club.
Ditea Berisha do të mbajë të mbërthyer teleshikuesit para ekranit çdo të shtunë, në orën 13:00.
Një hapësirë ku do të diskutohet, debatohet, zbulohen sekrete e plot të panjohura mbi fermerët më të veçantë në Shqipëri të cilët prej 31 marsit janë pjesë e “Ferma VIP”.
Fansat dhe tifozët e zjarrtë do të mësojnë më shumë rreth fermerëve, që vetëm në pak ditë kanë arritur të kenë mbështetje të paparë, duke e kthyer Ferma VIP në spektaklin e preferuar të shqiptarëve.
Kujtojmë se Ditea ka qenë një prej finalistëve të edicionit të parë, dhe tashmë merr në duar drejtimin e emisionit që bën bashkë fansat e fermerëve më të njohur në Shqipëri.
Ne i urojmë shumë suksese Diteas dhe stafit të Ferma Club.






