Sunday, May 24, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Stresi dhe Keisi janë bashkë?!

Çifti mjaft i përfolur i showbizzit, reperi Stresi dhe Keisi, pas uljeve dhe ngritjeve të shumta në marrëdhënien e tyre, duket se janë rikthyer përsëri në krahët e njëri-tjetrit.

Këtë e fakton një bashkëpunim kënge që dyshja kanë vendosur të bëjnë së bashku.

Ka qenë reperi ai i cili ka publikuar në rrjete sociale një video, ku shfaqet gjatë xhirimeve me Keisin, dhe në sfond dëgjohet refreni i këngës, e cila pritet të publikohet së shpejti.

Në video Stresi shihet teksa i përkëdhel flokët Keisit, e ndërsa kjo e fundit i vendos duart në gjoks reperit, ndërkohë që të dy qeshin.  Ende nuk dihet nëse Keisi do të këndojë apo është thjesht pjesë e videoklipit.

Ndonëse ata të dy nuk kanë konfirmuar ndonjë ribashkim, kaq është dashur për fansat për të aluduar se çifti i kanë dhënë fund keqkuptimeve dhe i janë rikthyer romancës së tyre të shumë përfolur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles