Reperi i njohur Stresi ka habitur ndjekësit me një video të publikuar së fundmi, ku shihet në shoqërinë e ish-partneres së tij, Keisit. Pamjet kanë ndezur rrjetin, duke ngritur dyshime të mëdha nëse bëhet fjalë për një thjesht bashkëpunim artistik apo një rikthim sentimental mes çiftit që dikur ishte në qendër të vëmendjes.
Në video, dyshja shfaqen pranë njëri-tjetrit në një atmosferë të ngrohtë, që i ka shtyrë fansat të spekulojnë për një mundësi pajtimi. Kjo vjen në prag të publikimit të klipit të ri të Stresit, i cili titullohet “Sa të kam dasht”.





