Moderatorja e njohur Luana Vjollca, teksa ka hapur mbrëmjen e djeshme prime-n e Ferma VIP, ka bërë një deklaratë për veten, e cila ka trazuar rrjetin për mesazhin që ajo ka dashur të transmetojë.
Teksa i është referuar vetes dhe vajzave të tjera të cilat i konsideron lule, Luana është shprehur: “Mua njëherë të më provosh gjithmonë do të më kërkosh.”
Kjo deklaratë e saj ka shkaktuar të qeshura në studio dhe duartrokitje, me Luanën e cila një moment ndjeu nevojën e t’u shpjeguarit se e kishte fjalën “për Luanën si moderatore”.
“Se nuk u çmenda aq shumë sa të kaloj në temë tjetër,” u shpreh ajo.
Deklarata e plotë e moderatores:
Meqenëse fola për lulet dhe se veten dhe vajzat e tjera i krahasoj me një lule, më lejoni t’ju them diçka për veten. Mua njëherë të më provosh gjithë jetën do më kërkosh. E kam fjalën për mua si moderator, se nuk u çmenda aq shumë sa të kaloj në temë tjetër.
Kujtojmë që vetëm disa muaj më parë lajmi se Luana ishte ndarë nga i dashuri i saj biznesmen mori dhenë. Këtë e konfirmoi edhe vetë moderatorja teksa publikoi një këngë të cilën ja dedikonte dashurisë së saj të lënë në mes.





