Një atmosferë dasmore e papërsëritshme pritet të pushtojë shtëpinë më të famshme në Shqipëri! Remzie Osmani dhe Nexhat Osmani, dy nga emrat më të dashur të muzikës popullore shqiptare, do të jenë të ftuarit specialë në dasmën e shumëpritur të Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania.
Ky moment i veçantë pritet të jetë një nga kulmet emocionale të këtij edicioni, duke sjellë traditën shqiptare në zemër të spektaklit modern. Përgatituni për dasmën më të madhe të vitit – aty ku dashuria, muzika dhe kultura bashkohen në një natë magjike!





