Sunday, May 24, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Katy Perry gati për fluturimin historik drejt hënës

Katy Perry është gati për fluturimin e saj historik në hënë.

Këngëtarja 40-vjeçare do të shkojë në hënë bashkë me të fejuarën e Jeff Bezos, Lauren Sanchez, inxhinieren Aisha Bowe, gazetaren Gayle King, producenten Kerianne Flynn dhe aktivisten Amanda Nguyen.

Në një imazh të postuar në rrjetet sociale, vajzat ishin të gjitha të veshura me kostume blu dhe të grrimuara, gati për fluturimin me NS-31 të Blue Origin.

Jo vetëm kaq, por bashkëpunëtorët e Lauren kanë dhënë edhe disa detaje pikante për New York Times. Sanchez ka menduar për gjithçka dhe madje ka telefonuar Kim Kardashian për të marrë të brendshmet e Skims për mikeshat e saj që të shkojnë në hapësirë të veshura me stil.

Katy Perry do të bëhet ylli i parë i popit që shkon në hapësirë.

“Më ka interesuar gjithnjë astrofizika, astronomia, astrologjia dhe yjet. Ne përbëhemi nga pluhur yjesh dhe vijmë prej yjeve”, tha ajo për Associated Press.

Ky do të jetë fluturimi i 31-të me anijen kozmike New Shepard dhe i pari që do të jetë me një ekuipazh vetëm me gra që prej vitit 1963 kur astronautja ruse Valentina Tereshkova shkoi vetëm në hapësirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles