Reperi i njohur Big Basta i cili së fundmi është bërë pjesë e formatit Ferma VIP, ka marrë në natën e prime-t një surprizë emocionuese nga i biri.

Liam, i cili ka ardhur në jetë nga romanca e reperit me Vesa Lumën, i kishte bërë një dedikim prekës atij teksa shkruante se është shumë krenar për babain që ka.
“Babi unë jam shumë krenar për ty. Ditë e natë i lutem zotit të fitosh çmimin e madh që të kem fermën time sa më shpejt. Ti je babi më i mirë në botë. Do të bëj gjithçka për ty. Mos harro të tregosh barcaletat, bëje këtë udhëtim të bukur, mos u ul kurrë dhe mos u dorëzo,” shkruante Liam në një letër për Big Bastën.

I emocionuar nga ky dedikim, reperi u shpreh se djali është jeta e tij.
“O jeta ime Liam, zemra e babit, babi fle me fytyrën tënde përpara syve dhe zgjohem me ty. Është një letër shumë motivuese, të falenderon babi që ke marrë atë mundimin të më bësh të ndihem mirë. Jam shumë me fat që jam babi jot, edhe sikur ta kisha kërkuar me porosi një fëmijë i ty nuk do ta kisha gjetur,” u shpreh reperi teksa përshëndeti dhe bashkëshorten e tij, Vesën me të cilën thuhet se po kalon një krizë martesore teksa u shpreh: “Vesa të dua, jeni zemrat e mija. Më mungoni jashtëmase shumë.”





