Monday, May 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Tinka Kurti në azilin e të moshuarëve, “shpërthen” aktori: S’do t’ja dijë njeri për artistë në vendin tonë të laraskave

Aktori Rezart Veleshnja ka reaguar i revoltuar pas lajmit se aktorja legjendare Tinka Kurti jeton në një shtëpi të të moshuarve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur zhgënjimin e thellë ndaj mënyrës si trajtohen artistët në Shqipëri, duke shkruar:

“S’do t’ja dijë njeri për artistët këtu! Këtu mbarojnë punë me ty dhe vlerësimi për atë që ti bëre është vetëm një përbuzje! Ky është fati i artistit në vendin tonë të laraskave, se shqiponjat i vranë.”

Ky reagim i Veleshnjës është një thirrje e fortë ndaj shoqërisë dhe institucioneve, që shpesh harrojnë figurat më të shquara të artit, duke i lënë në harresë dhe pa përkrahje në moshë të thyer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles