Monday, May 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Finalja e ‘BBVA’ s’do të mbahet në studio, detajet nga nata e madhe

Në puntatën e fundit të “Fan Club”, moderatorja Heidi Baci ndau disa lajme që tërhoqën menjëherë vëmendjen e publikut.

Fillimisht, ajo konfirmoi se kjo e diel shënon fundin e sezonit për formatin që ka shoqëruar çdo javë ngjarjet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Por për fansat e emisionit, ka edhe një lajm të mirë: “Fan Club” do të rikthehet më 15 prill me një speciale ekskluzive, ku do të transmetohen materiale të pathëna më parë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Megjithatë, ajo që shkaktoi më shumë reagime ishte një detaj i pazakontë për natën finale të BBVA 4. Heidi zbuloi se këtë vit, për herë të parë, finalja nuk do të mbahet në një studio të vetme, por do të zhvillohet në dy studio paralele.

“Finalja nuk do të zhvillohet në një studio (si zakonisht), por në dy studio paralele,” – u shpreh ajo, pa zbuluar më shumë për mënyrën se si do të realizohet ky koncept i ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles