Fotografi i mirënjohur, Fadil Berisha, ka festuar 65-vjetorin e tij në New York, ku dhe jeton që prej moshës 9-vjeçare.
Mes shumë artisësh të njohur shqiptarë, Berisha, në një festë të organizuar surprizë , ku përfaqësohen nga momente të paharrueshme mes artistësh dhe miqve të tij më të afërt.
Gjithashtu, festa e tij ka qenë dhe ’’sebepi’’ që ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku të këndojë për herë të parë pas 20 vitesh mungesë.
Gjatës natës së festës, nuk kanë munguar vallet popullore shqiptare, gjë që tregon dashurinë e madhe për atdheun e tij, ku gjithashtu miqtë e kanë ’’nderuar’’ me çmime nga më të ndryshme, i cilësuar si personi që ndryshon botën.
’’You are the world changer”, që do të thotë, “Ti e ndryshon botën”, ishte një nga nderimet që i është bërë nga miqtë e tij.
Në platformën ’’Instagram’’, fotografi ka shpërndarë momentet e tij më të bukura, ku nuk ka munguar dhe ikona e sopranos shqiptare Inva Mula, gjithashtu video-urim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.





