Monday, May 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Homazhet për Margarita Xhepën, vendoset për herë të fundit në Teatrin e Operas dhe Baletit arkëmorti me trupin e pajetë të ikonës së kinematografisë

Kanë nisur zyrtarisht homazhet për aktoren, Margarita Xhepën, e cila u nda nga jeta mëngjesin e 3 marsit në moshën 91-vjeçare.

Trupi i Zonjës së Madhe të artit shqiptar ka mbërritur në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit për herë të fundit.

Djali i saj, aktori Ndriçim Xhepa qëndronte te makina që po mbante arkëmortin e të ëmës, ndërkohë që në ambientet e TKOB janë mbledhur familjarë, miq, kolegë dhe shumë qytetarë për t’i dhënë lamtumirën e fundit një ndër thesareve që kinematografia shqiptare ka pasur ndër vite.

 

Personalitete të artit dhe shtetit pritet të marrin pjesë në homazhe. Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa do të përcillet në banesën e fundit sot, pas homazheve që do të mbahen nga ora 10:00-13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, pas koordinimit me familjen e aktores, njoftoi se homazhet do të mbaheshin në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

 

Margarita Xhepa, një emër që nuk ka nevojë për tituj, pasi ajo vetë ishte një monument i gjallë i artit shqiptar, mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e 3 prillit në shtratin e spitalit ku prej ditësh qëndronte e intubuar pasi gjendja e saj shëndetësore ishte e rënduar.

Burime për mediat bënë me dije se ajo prej kohësh vuante nga një sëmundje në mushkëri, sëmundje e cila fatkeqësisht e “gjunjëzoi” në fund të kësaj beteje.

Margarita, gruaja e fortë me të cilën shumë prej nesh janë rritur duke e parë nëpër filma e teatre, i fali të gjithë shpirtin e saj artit shqiptar.

Me ikjen e saj nga kjo botë, Margarita na ka lënë pas shumë çka. Ajo është përjetësuar në çdo interpretim, në çdo duartrokitje, brohoritje të shqiptarëve, por jo vetëm.

Në rrugëtimin e saj të gjatë artistik, Margarita Xhepa luajti me qindra role, i dha jetë personazheve të letrave, të dramës e të historisë. Çdo rol që luante, tregonte jetën e shqiptarëve e çdo lëvizje skenike që bënte ishte pasqyrimi i jetës së mundimshme të mijëra qytetarëve.

Ajo përmes filmave na erdhi si nëna me plot dhimbje, gruaja heroinë, por dhe ajo e thjeshta që mbante mbi supe historinë e popullit të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles