Çifti i njohur i futbollit, Mauro Icardi dhe Wanda Nara, janë ndarë zyrtarisht më 21 mars 2025, por konflikti mes tyre vazhdon të përshkallëzohet.
Sipas burimeve gazetarit argjentinas Gustavo Mendez, ka thënë se është ngritur një padi kundër modeles, e cila dyshohet se ka transferuar 5 milionë euro nga llogaria e përbashkët bankare në një llogari personale, si dhe 2 milionë euro të tjera nga një tjetër llogari ku ishin depozituar të ardhurat e Icardit nga bluzat dhe aksesorët.
Sipas dokumenteve të paraqitura nga avokatët e Icardit, transaksionet janë bërë pa miratimin e sulmuesit dhe këto veprime janë konsideruar të paligjshme. Pala ligjore e futbollistit kërkon dëmshpërblim për humbjet financiare që pretendohet të kenë ndodhur për shkak të këtyre veprimeve.





