Jozi dhe Loredana kanë ndërtuar një marrëdhënie komplekse brenda në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Së fundmi, ka qenë Jozi i cili shihet duke iu drejtuar Loredanës me fjalët: “Hajde më puth shpejt”, ndërsa ajo fillon të qeshë dhe e merr situatën me shaka.
Por, Jozi këmbëngul, duke i thënë seriozisht “Mos bëj shaka, hajde!”.
Megjithatë, Loredana i përgjigjet prerazi: “Absolutisht jo!”, ndërsa vazhdon të qeshë.
Kujtojmë se Loredana shpesh është parë e prekur dhe me lot në sy, teksa Jozi ka shprehur dhe pëlqim për Olën.
Gjatë kësaj situate, rrjetet sociale u mbushën me komente të ndryshme. Disa e kritikuan Jozin për sjelljen e tij kontradiktore, ndërsa të tjerë menduan se ky ishte një moment afrimi mes tyre.





