Bukuroshja e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’, Danja Koka ka ndarë detaje rreth aktiviteteve të saj profesionale. Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim në modeling dhe pasarela të mëdha të modës, Danja ka dhe një tjetër profesion.
Ajo i ka treguar Gjestit se punon si specialiste te Bashkia e Tiranës.
- Advertisement -
“Unë jam në zyrë, punoj në zyrë. Jam specialiste te Bashkia e Tiranës”- tha Danja. Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e shikuesve, të cilët nuk ishin në dijeni të këtij fakti.
Kujtojmë se Danja ka përfunduar studimet për shkenca politike dhe është një vajzë shumë e drejtpërdrejtë.