Aktori i humorit Julian Deda në “Instagram” i është përgjigjur një sërë pyetjesh në lidhje me edicionin e katërt të “Big Brother VIP 4”.
“Kush e fiton Big-un”, ishte një ndër pyetjet që Juli ka vendosur që t’i përgjigjet.
“Më e mira…”, ka shkruar shkurt moderatori i “Fiks Fare”.
“Deri në këtë pikë të lojës! Sipas mendimit tënd, cilët janë 4 finalistët e BBV 4?”, ka pyetur një tjetër ndjekës. Juli nuk ka nguruar që të shkruaj katër emrat e banorëve që i mendon në finale:
“Rozana, Gjesti, G-Bani, Laerti”. Por aktori i njohur ka shkruar bashkëngjitur këtyre emrave: “Gjithmonë nëse s’ka dalje të parakohshme për arsye të tjera”.





