Monday, April 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Jozi “tallet” me Gjestin: Ai nuk di të flasë! Po të dua unë e lë pa ngrënë bukë, e bëj të qajë

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Gerta, Aldo dhe Jozi kanë folur lidhur me banorët dhe situatat brenda në shtëpi, ndërkohë që ka qenë ky i fundit i cili ka bërë një deklaratë të fortë për Gjestin.

 “Po t’i hyj Gjestit, me këto fiksimet e ngacmimet e veta, për këtë natë, po s’e bëra për një javë të ikë me vrap, e bëj të qajë”,shprehet Jozi, duke lënë të kuptohet se mund ta vërë në presion psikologjik.

Më tej, Jozi shton se nuk do ta linte të flinte dhe  të hante bukë. Në këtë moment, Gerta ndërhyn duke i thënë se Gjesti vetëm fle dhe nuk do t’i ndodhin ato gjëra, duke lënë të kuptohet se nuk e merr seriozisht deklaratën e Jozit.

“Pse flet budallallëqe kur nuk e bën këtë gjë?”,u shpreh ajo.

Megjithatë, këngëtari vijoi me kritikat ndaj të folurës së Gjestit, duke thënë se ai nuk di të shprehet.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles