Tuesday, May 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Agravon debati/ Valbona lag me ujë Vserlon: Hajdut

Një debat i ashpër shpërtheu mes Valbonës dhe Vserlos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku tensionet arritën kulmin pas një akuze për vjedhjen e cigareve.

Gjithçka nisi kur Valbona akuzoi Vserlon se i kishte marrë cigaret pa leje.

Ndërsa debati sa vinte e bëhej më i ashpër, Valbona, e irrituar nga situata, e ndoqi banorin dhe e spërkati me ujë, gjë që e nxiti atë të reagojë me nervozizëm.

I revoltuar nga veprimi i saj, Vserlo iu afrua Valbonës me tone të ngritura dhe duke bërtitur.

Në atë moment, Valbona e paralajmëroi duke i thënë: “Mos mu afro kaq shumë se po më puth”.

Në përgjigje të kësaj, Veseli e ironizoi situatën duke u shprehur: “Nuk puth komardare, unë puth buzë”.

Ky koment provokues shkaktoi reagime të ndryshme mes banorëve dhe audiencës, me disa që e panë si një batutë, ndërsa të tjerë si një qëndrim të ashpër nga ana e Veselit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles