Mijëra përdorues të WhatsApp në mbarë botën janë ankuar se aplikacioni nuk funksionon pasi nuk është në gjendje të dërgojë ose marrin mesazhe.
Deri më tani, janë regjistruar më shumë se 21,000 ankesa në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar duke raportuar gjerësisht problematikat me mosfunksionimin e aplikacionit WhatsApp në dërgesat dhe marrjet e mesazheve.
Nuk ka patur ende një reagim zyrtar nga kompania META që zotëron WhatsApp për të treguar më shumë mbi problematikat që po haset sistemi në mbarë botën.





