Wednesday, May 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“E kam një pishman shumë të madh”, Eni Çobani zbulon pengun më të madh të jetës

Eni Çobanin dhe pse jemi mësuar ta shikojmë gjatë gjithë kohës në ekran kur vjen puna tek jeta private ajo është munduar ta mbajë sa më hermetike. Në daljen e saj të fundit për emisionin Sol Eni ka zbuluar pengun e saj më të madh të jetës.

I gjithë ky peng lidhet me mundësinë për të pasur një fëmijë tjetër përveç Aldit.
“Ardhja e Aldit për mua ka qenë një dashuri e jashtëzakonshme. Të vetmin pishman kam që nuk solla në jetë fëmijë të tjerë.

Tani në moshën që jam e kam një pishman shumë të madh sepse Aldi është rritur, është bërë i pavarur, ka jetën e tij dhe shumë prezent tani me ne nuk është sepse ka shoqërinë e tij dhe ne na mungon një gjë tjetër ta kemi në duar, kështu që patjetër që jam për familjet që kanë shumë fëmijë.

Uroj që Aldi ta shtojë numrin e fëmijëve, i kemi vënë ca detyra që në të ardhmen e afërt nëse ai do të lidhet dhe patjetër që po, të na bëjë dy apo tre fëmijë sepse ndoshta do të plotësojë një çikë atë mungesën tonë”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles