Wednesday, May 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Parashqevia” e Holandës, nga një yll i popit në të pastrehë! Si vdekja e nënës e shkatërroi dhe e “hodhi” në rrugë

Jeta si një yll pop, pastaj vdekja e nënës së saj dhe depresioni. Kështu ndodhi me Rania Zaririn , një holandeze tridhjetëvjeçare, e cila disa vite më parë konsiderohej si një yll në rritje i muzikës pop në Holandë dhe që tani jeton si e pastrehë.

Mesa duket suksesi dhe fama që ajo kishte nuk e ndihmuan në momentin e saj më të vështirë të jetës, humbjen e nënës së saj.

Historia e Rania Zaririt:

Pas vdekjes së nënës vendimi për të jetuar një jetë tjetër, errësira, me probleme psikologjike dhe depresive. Ajo refuzoi ndihmën dhe një çati mbi krye, kërkoi të lihet vetëm.

Miqtë e saj holandezë po bëjnë thirrje për ta shpëtuar 30-vjeçaren që pak ditë më parë u gjet nga policia bashkiake dhe shërbimet sociale të Avellinos që tentuan t’i ofronin ndihmë. Pavarësisht angazhimit të institucioneve, Rania refuzoi çdo lloj ndihme duke deklaruar se liria personale ishte më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, duke përfshirë edhe një çati mbi kokë.

Edhe pas ndërhyrjes direkt të kryebashkiakut, Laura Nargi, nuk mund të bëhej asgjë për ta zhvendosur ish-yllin e muzikës pop, e cila më pas u largua në Mercogliano, pak kilometra larg Avellino-s.

Vittorio d’Alessio , kryebashkiaku i qytetit, më pas kontaktoi ambasadën holandeze, duke dërguar gjithashtu një psikolog në vend për të ofruar mbështetje psikologjike për Rania.

“Tashmë kemi siguruar disponueshmërinë e një ambienti në zonë, në të cilin mund të presim Ranien jo vetëm për dush, por një vend të sigurt për ta lënë të rikuperohet fizikisht dhe mendërisht”, deklaroi kryebashkiaku.

Fjala e kryetarit të Bashkisë:

Lidhur me këtë ngjarje kryebashkiaku reagoi përmes llogarisë së tij në “Facebook”, i cili bëri me dije se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i qëndruar pranë Ranias. Sipas tij, ka qenë një nga resotrantet e zonës, La Tavernetta, të cilët i kanë mundësuar pije freskuese dhe një vakt ish-ylli të popit.

Ndër të tjera ai tha se në vijim se Renia do të shoqërohet në një komunitet që do ta mirëpresë pa pagesë për disa orë për të siguruar higjienën dhe kujdesin e saj personal.

“Rania tha se dëshiron të shkojë në një rajon tjetër ku do të takojë njerëz që njeh. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të vazhduar ta ndihmojmë atë”, tha ai ndër të tjera.

*Hisotria e Rania Zaririt na risjell historinë e yllit të muzikës shqiptare, Parashqevi Simakut e cila nga një ikonë e skenës përfundoi në stacionin e metrosë në Neë York ku për vite me radhë jetoi si e pastrehë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles