Gjesti gjatë qëdrimit në BBVA ka përmendur disa herë Noizyn, duke thënë se nëse do të merrte një dron nga ai do të ‘kryhej çdo gjë’.
E së fundmi, Rigels Rajku ka dërguar një dron për banorin në shtëpinë e famshme.

Me të parë këtë, konkurrenti nga Kosova u gëzua shumë dhe filloi të bërtiste.
“Dhuratë për Gjestin. Albumi ‘Icon’ 1 maj”, shkruhet në të.
Noizy me këtë rast ka treguar edhe për albumin e fundit që do të sjellë sa i përket karrierës së tij muzikore.





